Azilkërkuesit, ministri belg do vije në Tiranë

0
803

Shifrat e larta të azilkërkuesve nga Shqipëria, detyrojnë sekretarin e Shtetit për Azilin dhe Migracionin të Belgjikës, Theo Francken që të zhvillojë një vizitë muajin e ardhshëm në Shqipëri por edhe në Gjeorgji.

Mediat belge shkruajnë se Francken synon  të përcjellë mesazhin që është e kotë të kërkohet azil në Belgjikë, pasi Shqipëria konsiderohet vend i sigurt.

Francken është i pakënaqur për numrin në rritje të kërkesave për azil nga dy vendet.

Në Belgjikë, ka pasur 799 azilkërkues shqiptarë vitin e kaluar, me një mesatare prej 67 personash në muaj, ndërsa numri i gjeorgjianëve që kërkuan azil ishte 418 persona, ose 35 në muaj.

Kjo nuk është një valë e madhe, shkruan “De Tijd”. Por që nga kriza e azilit të vitit 2015, vendet e Evropës Perëndimore janë të ndjeshme ndaj rritjes më të vogël.

Udhëtimi pa viza tregohet si arsye për kërkesat e shtuara për azil.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here