I dënuar për drogën e Xibrakës, nipi i Enver Hoxhës nuk ndalet

0
1293

U dënua 6.8 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë, por Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, nuk heq dorë nga kërkesa për pafajësi

 

Mësohet se ai i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që më 19 mars pranë Gjykatës së Lartë.

Bashkë me të pafajësi kanë kërkuar praktikisht të gjithë anëtarët e tjerë të bandës, që nga vëllezërit Klemend dhe Arjan Dalipi, e deri tek Ilir Hyseni, Sajmir Tabaku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, dhe kolumbianët Valter Moreno e Cesar Gutierrez.

Dosja në ngarkim të tij dhe të bashkëpandehurve është regjistruar në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari, Artan Zeneli.

Sipas të dhënave, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi.

Ndërsa Prokuroria nuk e ka kundështuar vendimin.

Nëntë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur cdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here