Rama jep zgjidhjen për të papunët: Paguan shteti, ja si do ndërmjetësojmë me kompanitë…

0
1645

 

Sipas Ramës, qark më qark, kush nuk realizon objektivin në zyrat e punës, do largohet nga puna. Nga ana tjetër, shefi i qeverisë prezantoi edhe planin e punësimit. Ai tha se punëkërkuesit nuk duhet të dorëzohen kur pronarët i thonë se “s’dinë ta bëjnë siç duhet punën” pasi shteti do paguajë për trajnimin e tyre e më pas ata do mund të punësohen pranë kompanive.

“Ne do t’i paguajmë. Në vend se të rirnë të presin, mund të marrin pagesat e të trajnohen në bazë të nevojës së kompanive. Nuk ka një kompani sot, dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë, që s’ka vende të lira pune, një kompani x do marrë në bazë të marrëveshjes paratë nga shteti që do shkojnë për të trajnuarit dhe më pas, pas trajnimit, ai do rekrutohet në punë. Trokit në cdo kompani dhe s’e gjen dot një që thotë s’kam nevojë për punonjës. Atëhere forca dhe të ecim me këtë ritëm, të realizojmë objektivin e muajit të ardhshëm. Bashkëpunoni me zyrën e punës, insistoni te trajnimi profesional. Mos u dorëzoni kur ju thonë ju s’bëni asnjë punë, shkoni në qendrat e trajnimit profesional, në kompanitë që do kenë nevoja e marrëveshje, merrni pagesë nga shteti për këtë punë dhe futen në punë. Ankesa dhe vajtime janë kollaj por nuk janë zgjidhje. Zgjidhje është puna, puna puna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here