Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Rusia shpall “non grata” dy diplomatë shqiptarë

Rusia shpall “non grata” dy diplomatë shqiptarë

0
704

Rusia ka shpallur ‘non grata’ dy diplomatë shqiptarë nga ambasada në Moskë. Ky reagim i Kremlinit vjen si kundërpërgjigje pas shpalljes “non grata” te dy diplomateve ruse ne Tirane.

Ministria e Jashtme ruse ia komunikoi vendimin Ambasadorit shqiptar në Moskë, shoqëruar edhe me notë proteste.

“Ministria e Jashtme thirri krerët e misioneve diplomatike nga Australia, Shqipëria, Gjermania, Danimarka, Irlanda, Spanja, Italia, Kanadaja, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Ukraina, Finlanda , Francë, Kroaci, Republikën Çeke, Suedi dhe Estoni. 

Atyre iu dërgua notë proteste ku thuhej se Federata Ruse deklaron persona non grata numrin përkatës të diplomatëve nga këto vende që punojnë në misionet diplomatike në Rusi në përgjigje të dëbimeve të tyre të pajustifikuara të diplomatëve rusë bazuar në akuzat e paarsyeshme me rasti i Skripal”, thuhet në njoftimin e ministrise se jashtme Ruse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here