Sipërfaqja e përmbytur ka rene ne 2710 ha, Bashkia Shkoder kërkon edhe mbi 500 tone baze ushqimore

0
616

Sipas informacionit te datës 30 mars nga Bashkia Shkoder, sipërfaqja e përmbytur ne territorin e kësaj bashkie ka rene ne 2710 hektarë. Njësia administrative Dajç 1010 hektare, Ana e Malit 1100 hektare Berdica 320 hektare, Velipoja 140 hektare,  Rrethina 60 hektare dhe ne Livade 80 hektare. Ndersa lidhur me sasine e shtëpive te rrethuar nga uji: Ne Dajç jane 100 shtepi, ne Ana e Malit 150 shtepi, ne Velipoje 7 shtepi, ne Rrethina 15 shtepi, dhe ne livade 15 shtepi te rrethuara nga uji, ose 287 shtepi ne te kater njesite administrative.

Renia e sipërfaqes se përmbytur ka mundësuar fillimin e punes per riparimin e stacioneve te ujesjellesit nga ndërmarrja e ujesjelles – kanalizimeve Shkoder. Keshtu ujesjellesi Oblika 2 u kthye ne gjendje pune, dhe eshte duke u punuar edhe per riparimin e ujesjellesit Oblika 1, ndersa per Obotin, i cili akoma vazhdon te jete i izoluar per shkak te lartesise se ujit ne rruge, furnizimi me uje te pijshem eshte siguruar nepermjet nje autoboti te kapacitetit 10 mije litra.

Stacioni i pompave te ujit te pijshem Trush, qe furnizon Velipojen, nuk eshte vene akoma ne pune, ndaj per fshatin Mali i Kolaj u shperndane 1100 bidona uje, kurse per fshatrat Gomsiqe dhe Reç i Vjeter furnizimi me uje te pijshem po kryhet nga nje autobot i kapacitetit 10 mije litra. Gjithashtu 340 bidona me uje jane shperndare per banoret ne livade.  Perveç ndërhyrjes per përforcimin e argjinaturave ne te gjitha njesite administrative te Neshkodres, Bashkia Shkoder i ka kërkuar shtabit te emergjencave civile prane Prefektures qe te siguroje sa me pare edhe nje sasi baze ushqimore per bagetite, qe konsiston ne 220 tone koncentrate dhe 300 tone bare i thate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here