Arqipeshkvit i Shkodres imzot Angelo Massafra uron Pashket: Të lutemi në veçanti për familjet e përmbytura…

0
1101

Ky urim i Pashkeve 2018, eshte i njejti urim qe Krishti pikerisht diten e ringjalljes se vet prej te vdekurve, ua drejton nxenesve te vet te mbledhur ne Çenakullin e Jerusalemit: “Paqja me ju”!

Eshte nje urim paqeje dhe shprese drejtuar njerezve te frikesuar dhe te tronditur nga ngjarjet e trishtuara te mundimeve te tij qe jo vetem kishin shkaktuar tmerr, por edhe kishin minuar sigurite qe kishin ndertuar gjate viteve ne te cilat kishin shoqeruar Jezusin ne misionin e tij dhe tani, ndiheshin jetime e pa arsye per ta vazhduar ate qe kishte filluar Mesuesi i tyre.

Shume te dashur vellezer e motra, pervoja e nxenesve te Emausit, eshte ajo qe e bejme ne te gjithe gjithmone,  sepse gjithmone gjendemi perballe efekteve te zgjedhjeve te mekatit, vdekjes ose te gabimeve qe bejme ne vete apo te tjeret.

Prandaj ndersa iu uroj paqen e te Ringjallurit, ju ftoj te gjithe te viheni ne degjim te shkrimeve te shenjta. Ne vecanti ju ftoj juve familje, qe ne kete kohe jeni duke vuajtur veshtiresi te medha per shkak te permbytjes, ju ftoj qe te luteni: “Te njohim, o Zot Jezus, ne buken e thyer e solidaritetit qe na eshte duke arritur”.

Vellezer e motra ju ftoj qe te mblidheni ne tryezen e se dieles per te thyer e konsumuar sebashku buken e jetes se pasosur qe eshte vete Jezusi. Te nxitur keshtu, do te fillojme sebashku nje ecje te re, me energji te reja, me nje shprese te re, ate qe vetem Jezusi i ringjallur mund te na e dhuroje.

Vellezer dhe motra me Krishtin dhe ne Krishtin mund dhe duhet te jemi qytetare aktiv, te ndershem dhe punetore te guximshem per rindertimin shpirteror, moral, kulturor dhe ekonomik te Atdheut tone te dashur.

Krishti i ringjallur eshte forca dhe shpresa jone.

Gezuar Pashken te gjithe katolikeve, ortodokseve! Urime te gjitheve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here