Arrihet marrëveshja për mbylljen e protestës në “Rrugën e Kombit”

0
1651

TIRANË- Pas rreth 4 orësh, drejt mbylljes protesta tek “Rruga e Kombit”. Behet e ditur se është arritur një marrëveshje mes protestuesve dhe disa zyrtarëve por ende nuk dihen detaje. Drejtori për rendin dhe sigurinë si dhe Nëndrejtori i Policisë Gjovalin Loka ka qenë pranë protestuesve e me sa duket ka ndikuar në arritjen e marrëveshjes.

Protesta nisi rreth orës 10:00 me tubimin e qytetarëve nga Kukësi dhe i gjithë veriu por edhe nga Kosova. Fillimisht e qetë, protesta degjeneroi në dhunë dhe përleshje mes punonjësve të policisë dhe protestuesve. Këta të fundit, shkatërruan me gurë por edhe i vunë flakën objektit të koncesionarit për mbledhjen e taksës. Ka nisur edhe lëvizja e makinave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here