Lulzim Basha do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një takim me aleatët për strategjinë që do të ndjekë opozita për të vijuar kundërshtimin e takës për të kaluar në Rrugën e Kombit. Takimi pritet që të nisë rreth orës 20:00, ndërsa pritet që të jenë të pranishëm, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule. Basha mesditën e sotme përmes një deklarate dënoi dhunën e ushtruar në Kukës, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet. Nga protesta në Kukës 13 policë dhe disa qytetarë u plagosën, ndërsa pritet që të arrestohen autorët e dhunës.