Ish deputeti i PD-se:Protesta nje mesazh per “timonierin” e vetëkënaqur

0
563

Ish deputeti i Partisë Demokratike reagon për protestën e zhvilluar sot në Rrugën e Kombit e atakon kryeministri Rama e gjithashtu edhe opozitën e vendit.

Patozi shprehet se protesta është një mesazh për “timonierin” e vetëkënaqur. Ish deputeti ka gjithashtu edhe 2 fjalë edhe për opozitën e shprehet se opozita nuk ka asnjë meritë në reagimin e popullit të revoltuar në Kukës. Patozi shton se  opozita nuk mund të përfitojë politikisht nga një protestë qytetare, e cila jo vetëm nuk u organizua prej opozitës, por nuk pati asnjë çast qoftë edhe mbështetje morale nga Tirana.

“Por po ashtu, ky leksion vlen edhe për udhëheqësit e opozitës zyrtare, të cilët nuk kanë asnjë meritë në reagimin e popullit të revoltuar atje, për të mos thënë më shumë se kaq. Ata, as nuk mund të fshihen dhe as nuk mund të përfitojnë politikisht nga një protestë qytetare, e cila jo vetëm nuk u organizua prej tyre, por nuk pati asnjë çast qoftë edhe mbështetje morale nga Tirana, për aq kohë që u zhvillua”, shprehet Patozi.

Reagimi i Patozit: 

MESAZHET QË VIJNË NGA KUKËSI

Ajo që ndodhi sot në Kukës, me protestën ndaj tarifës për “Rrugën e Kombit”, është në radhë të parë një mesazh i qartë për “timonierin” e vetëkënaqur, që ka rrëmbyer e po shqyen i vetëm “tepsinë” e Shqipërisë.

Që do të thotë se Edi Ramës nuk i mjafton fakti, që ka në prehër bashkautorin e marrëveshjes së 18 majit, për të keqqeverisur i qetë dhe për të poshtëruar edhe më shumë shqiptarët. Sepse teprimi me zullumin do ta ketë gjithmonë një përgjigje popullore, qoftë edhe spontane, siç ishte ajo e Kukësit sot.

Por po ashtu, ky leksion vlen edhe për udhëheqësit e opozitës zyrtare, të cilët nuk kanë asnjë meritë në reagimin e popullit të revoltuar atje, për të mos thënë më shumë se kaq.

Ata, as nuk mund të fshihen dhe as nuk mund të përfitojnë politikisht nga një protestë qytetare, e cila jo vetëm nuk u organizua prej tyre, por nuk pati asnjë çast qoftë edhe mbështetje morale nga Tirana, për aq kohë që u zhvillua.

Ky është rasti tipik kur opozita, për shkak të kapjes apo paaftësisë së saj, është në të gjitha rastet disa hapa prapa popullit të vet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here