Kryemadhi: Revolta në Kukës, shenjë e qartë e fillimit të fundit të qeverisë

0
1557

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas protestës në Kukës, kundër pagesës së “Rrugës së Kombit”. Në një status në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se fatet e një kombi nuk mund të jenë pjesë e ‘lojërave perverse’ të një kryeministri.

Kryetarja e LSI-së thekson se revolta në Kukës është shenjë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin.

“Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.
Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë.
Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here