LSI i pergjigjet ministrit Xhafaj:Jane plagosur qytetare e jo police…

0
656

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Xhafaj në lidhje me protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dënoi ashpër dhunën e protestuesve ndaj punonjësve të policisë në Rrugën e Kombit. Sakaq, deputetja Mehmetaj shprehet se në fakt ata që janë plagosur janë qytetarë dhe jo efektivë policie.Deputetja e LSI hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar si fajtorin kryesor të revoltës popullore.

Reagimi i plotë:

Deklarata e Ministrit Xhafa nuk është asgjë tjetër veç reflektim i frikës që ka mbërthyer Edi Ramën ndaj revoltës popullore. I bindur se po i vjen fundi, Edi Rama urdhëron të ushtrohet dhunë e të shtypen protestat e qytetarëve.

Nuk do kisha asgjë kundër deklaratës së Ministrit, nëse teksti do u ishte kushtuar protestuesve të plagosur dhe Edi Ramës ti drejtohej si shkaktari kryesor i kësaj situate.

Keqardhje edhe për forcat e rendit, nuk besoj se do të ketë për ta detyrë më të vështirë se të dhunojnë bashkëqytetarët e tyre. Padyshim, sikurse thotë Ministri Xhafa, nuk duhet cënuar as prona publike dhe as ajo private, por harroi të përmendë në deklaratën e tij të akuzuarin kryesor Edi Ramën.

Qytetarët nuk tremben nga kërcënimet e një Kryeministri bandit, që po shkatërron jo vetëm pronën publike dhe ekonominë kombëtare, por edhe të ardhmen e të gjithë shqiptarëve. Nëse po kërkohen kriminelë dhe persona me preçdentë ata gjenden vetëm brenda kabinetit të Ramës, të mbrojtur nga forca e kartonit me imunitet.

I bëj thirrje të sinqertë medias të raportojë të vërtetën sic është, e tu thotë shqiptarëve që të lënduarit nuk janë efektivët e policisë, por Kuksianët e ndershëm që kërkojnë të drejtat e tyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here