Mediat televizive italiane kane percjell me interes protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit

0
1412

Gjatë gjithë ditës së sotme, mediat televizive italiane kanë përcjellë në kohë reale protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit në Shqipëri.

TGCOM 24 i Mediaset informon se “janë zhvilluar përleshje të dhunshme mes forcave të rendit e manifestuesve që protesojnë kundër pagesës së detyruar për automjetet që do të qarkullojnë në autostradën Tiranë-Kosovë. Ka të plagosur mes manifestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa për kryeminsitrin Edi Rama e gjithë kjo është “një dhunë barbare”, shkruanTGCOM24.

Gjthashtu dhe kanali RaiNews i televizionit publik italian Rai ka informuar se në Shqipëri protesta kundër pagesës në autostradë kë degjeneruar në përleshje e flakë.

“Turma e zemëruar, shkruajnë gazetarët e RaiNews i ka vënë flakën kabinave të autostradës. Goditjeve me gurë nga ana e manifestuesve, policia i është përgjigjur me shkopa gome. Kryeministri Rama është shprehur se kjo dhunë barbare do të marrË pëgjigjen e merituar”, informon RaiNews.

Po të njëtin informacion kanë shëpërndarë dhe agjensitë e lajmeve si Ansa, T0Day etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here