Ne konference Rama denon dhunen ne Rrugen e Kombit

0
703

Në një konferencë të jashtëzakonshme në orët e vona të pasdites së sotme, kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e protestuesve në Rrugën e Kombit.

Me një gjuhë të prerë, Rama tha se të aktet në Rrugën e Kombit ishin krime të rënda dhe si të tilla do të ndëshkohen me forcën e ligjit.

Rama: Aktet në aksin e Rrugës së Kombit janë krime të rënda. Ju siguroj se këto krime do të ndëshkohen me gjithë rëndesën e forcës së ligjit. Kush e  vuri atë zjarr, kush ushtroi vandalizëm mbi pronën publike dhe private dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e  policisë duke cënuar rendin dhe sigurinë e shumë udhëtarëve përmes bllokimit të dhunshëm të lëvizjes nga dy anët e kufirit nuk do të ketë asnjë shans ti shpëtojë ndëshkimit të ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here