Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme dënoi ashpër dhunën e ushtruar në protestën e Rrugës së Kombit.
Gjatë fjalës së tij, e cila ishte me tone mjaft të ashpra, Rama ka marrë dhe vendimin e papritur duke larguar nga partia të gjithë këshilltarët socialistë në Kukës që iu bashkuan protestës së sotme.
“Çdo këshilltar socialist i Bashkisë së Kukësit që ka ngritur dorë qorrazi apo hapur e ka humbur po sot të drejtën që të jetë pjesë e familjes tonë politike. Rruga e Kombit i ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve dhe rrezikon nëse përdoruesit nuk kontribuojnë. Kjo mirëmbajtje do të kryhet për 30 vjet me rradhë”- u shpreh Rama i revoltuar.