Shiste kokainë në Lezhë, arrestohet 36-vjeçari

0
901

Një 36-vjeçar, banues në Lezhë është arrestuar mnga policia për shpërndarje të  lëndëve narkotike të forta. Në pranga ka rënë Izmir Gurluge.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambjent ofiçinë, pranë baneses tij është kapur me një sasi prej 31.13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” .

Në  cilësinë e provës materiale  u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike dhe një telefon celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here