Stacioni hapësinor kinez – Parashikohet hyrja në Tokë mëngjesin e Pashkëve, rrezik për Italinë

0
1408

Hyrja në planetin “mëmë” të stacionit hapësinor kinez parashikohet të ndodhë mëngjesin e Pashkëve, shkruan tgcom dhe nuk përjashtohet rënia e disa fragmenteve të saj.

Sipas Agjensisë Hapësinore Italiane, janë të shumta rajonet italiane që kanë rrezik të përfshihen nga rënia e disa copëzave të stacionit hapësinor kinez që mban emrin Tiangong-1

Stacioni hapësinor kinez Tiangong-1 po rrotullohet rreth Tokës duke lëvizur në mënyrë të parregullt, aq sa mund të bëjë të ndryshojnë parashikimet e rikthimit në Tokë me 12 orë.

Sipas Agjensisë Hapësinore Italiane, nuk përjashtohet edhe mundësia me 0.2% që një apo më shumë fragmente të satelitit të mund të bien në territorin italian.

Sipas parashikimeve të deri tanishme, zonat më me rrezik janë Liguria, Toscana, Marche, Umbria, Abruzzo, Molise, Lazio, Campania, Puglia, Basilicata, Calabria, Sicilia dhe Sardegna.

Parashikimet e rikthimit të satelitit kinez, bazohen në përditësimet e vazhdueshme, lidhur me sjelljen e satelitit dhe orientimit që do të marrë ai në hapësirë sipas intensitetit atmosferik.

Ndërkohë, pritet që satelitit kinez të dhurojë spektakël në kalimin e tij të fundit që mund të shihet, ku do të shkëlqejë si ylli Vega dhe ora më e mirë për ta parë është në 5:50.

Stacioni hapësinor kinez është një cilindër i gjatë 10.5 metra, ka një diametër rreth 3 metra dhe dy panele solare me dimensione: 7 metra me 3.

Në momentin e lëshimit peshonte 8 ton e gjysëm.

Nuk është një ndër makineritë më të mëdha hapësinore, krahasuar me të tjerët që patën të njëjtin fat.

Nëse do të copëtohet kur të hyjë në kontakt me atmosferën, disa copëza të tij mund të vijnë në Tokë, si psh ato të ndërtuara me materiale të forta siç është titani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here