Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur në një takim urgjent mbrëmjen e sotme aleatët.
Mbledhja vjen pas protestës së Rrugës së Kombit. Të pranishëm në takimin që po mbahet në selinë blu janë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili dhe deputetja Klajda Gjosha.
Pas takimit me aleatët, Basha pritet të mbajë një deklaratë për mediat.