Gezuar Pashket !
Te nderuar miqt e mi te krishtere, me lejoni qe t’ju uroj: Gezuar dhe pershumevjet Pashket!
Per shkak te angazhimeve, ndodhem ne nje vizite pune jashte vendit por dua qe t’i shpreh famullise se Shkodres, drejtuesve te kishes Katolike dhe besimtareve te krishtere, urimet e mia me te perzemerta. Kjo feste eshte nje dite e cila na sjell ne mendje, vlerat e besimit tek sakrifica si rruga qe na çon drejt dashurise, faljes, miresise dhe te ardhmes. Dhe natyrisht qe kjo dite e shenjte e Pashkes dhe ringjalljes eshte nje mundesi e shkelqyer per te besuar se e nesermja do te jete me e mire dhe per te punuar te gjithe se bashku per kete qellim. Shpresoj qe festa te tilla, te sjellin edhe me shume paqe e harmoni ne familjet tona.
Gezuar !