“Luftë e madhe mes shqiptarëve”, si e raportoi media e Putin protestën në Kukës

0
628

 

Media ruse “Sputnik” i ka kushtuar një artikull protestës së dhunshme të zhvilluar në Kukës kundër tarifës së rrugës së Kombit. “Shqiptarët po luftojnë kundër shqiptarëve në kufirin me Kosovën”, kështu titullohej titulli i portalit të Kremlinit i cili ka pasqyruar me detaje përplasjet në Kukës.

Ky artikull agresiv, duket se vjen si hakmarrje e Rusisë ndaj qeverisë shqiptare, pas vendimit për të përzënë dy diplomatë rusë.

Edhe pse “Sputnik” citon portalin serb “Tanjug”, ka sulmuar ashpër qeverinë shqiptare, e cila sipas tij ka humbur kontrollin e situatës.

“Tensionet që u ngritën dje për shkak të taksë së të ashtuquajturës Rrugë të Kombit që lidh Prishtinën me Tiranën tani është kthyer në një luftë midis policisë dhe qytetarëve të Shqipërisë. Qytetarë nga Kosova u ftuan gjithashtu në këtë protestë nga Tirana.
Kamionistët Kosovës çuan 150 mjete bosh në pikën kufitare të Morinës me Shqipërinë, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të filluar më 15 prill taksën mbi autostradë,” shkruhet në artikull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here