Presidenti Meta ka zgjedhur që ditën e Pashkëve katolike t’a kremtojë me personat me aftësi të kufizuara të Arqipeshkivisë Metropolitane Tiranë-Durrës.
Me anë të një postimi, Meta e ka konsideruar ditën e sotme si një ditë e bekuar e ringjalljes së shpresës dhe besimit, ndërsa ka publikuar edhe një foto.
“Në këtë ditë të bekuar të ringjalljes së shpresës e besimit, së bashku me familjen time, përjetova një përvojë emocionuese dhe të paharruar, duke kremtuar Pashkët katolike, bashkërisht me personat me aftësi të kufizuara dhe të afërmit e tyre në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës”, ka shkruar Meta në Facebook.