Reagon ashper deputeti i LSI Luan Rama:”Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!”

0
856

Pas deklaratave të forta të dhëna gjatë këtyrë orëve të fundit nga kryeministri Rama për protestuesit në Rrugën e Kombit, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti i LSI, Luan Rama.

Sipas deputetit Rama, kryeministri i përfshirë nga paranoja e frikës ka vazhduar duke fyer qytetarët, e duke i konsideruar ata malokë e vandalë.

Luan Rama i ka bërë thirrje kreut të qeverisë t’u kërkojë falje banorëve të zonës ku u organizua protesta, duke shtuar se në të kundërt e gjithë përgjegjësia do të bie mbi të për ndarjen e territorit të vendit.

Ata janë qytetarë të vendit ku je Kryeministër; janë me njëmijë halle që qeverisja jote jua ka berë edhe mē të rënda e të padurueshme!

Ndaj duhet t’ju kërkosh falje për etiketimet fyese që ke përdorur ndaj tyre!
Duhet t’ju kërkosh falje për kercënimet dhe për klonin që kërkon të vesh për t’i ndarë kuksianët, tropojanët, hasjanët e kosovarët nga pjesa tjetër e atdheut!
Në të kundër e gjithë përgjegjësia është vetëm e jotja!” ka shkruar deputeti.

REAGIMI I PLOTË:

Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!

Në vend të një analize realiste e gjakftohtë për protestën qytetare në rrugën e kombit dhe aktet e dhunës që e provokuan atë, Kryeministri i përfshirë prej paranojës e frikës, vazhdon të fyejë e provokojë banorët e Lumës, Hasit, Prizrenit e Malësisë së Gjakovës, duke i etiketuar ata malokë e vandalë!
E për më keq akoma, përpiqet t’i terrorizojë e kërcënojë, madje edhe në një ditë të shenjtë, duke shkelur mbi nje kod të lashtë sa vetë jeta, sepse në ditë të tilla as hasmi nuk preket!
Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!
Ata janë qytetarë të vendit ku je Kryeministër; janë me njëmijë halle që qeverisja jote jua ka berë edhe mē të rënda e të padurueshme!
Ndaj duhet t’ju kërkosh falje për etiketimet fyese që ke përdorur ndaj tyre!
Duhet t’ju kërkosh falje për kercënimet dhe për klonin që kërkon të vesh për t’i ndarë kuksianët, tropojanët, hasjanët e kosovarët nga pjesa tjetër e atdheut!
Në të kundër e gjithë përgjegjësia është vetëm e jotja!
Se ata janë atje ku “flet Gjallica me dy Drinat, Luma gjithmon’ i ka dasht’ trimat”;
Se ata janë “bijt’ e Lumës që hiç s’kan’ dert, nga një luftë e bajn’ për vjet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here