Subvencionet në bujqësi, në maj hapen aplikimet për fondin mbi 90 mln euro të IPARD

0
770

Në muajin maj të gjithë fermerët shqiptarë do të kenë mundësi të përfitojnë subvencione nga fondet e Bashkimit Europian. Zv/ministri i Bujqësisë deklaron se kriteret për të përfituar do të jenë të forta ndërsa ngre si shqetësim problemet me pronësinë.

Çështjet e pronësisë mbeten një problem edhe për përfitimin e subvencioneve në bujqësi.

Zv/Ministri, Ilir Halilaj, shpjegon se në maj hapen fondet për fondet e BE që janë mbi 90 mln euro por një prej kritereve që kërkohen është që  të mos ketë probleme me pronësinë dhe fermerët ta kenë të regjistruar pronën me certifikatë pronësie.

Halilaj: Ka problematika. Kryesorja ka të bëjë me hartografinë që ekziston pra, kur një fermer paraqitet për regjistrimin e pronës së tij dhe e sheh se harta që ekziston është e ndryshme nga ajo që është në titullin e pronësisë të këtij fermeri atëherë kur regjistrimi nuk është i mundur të kryhet por ky grup ndërinstitucional po punun për zgjidhjen pra për unifikimin e kësaj harte dhe për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi. 

Sipas numrit dy të bujqësisë, standardet do të jenë më strikte krahasuar me ato të vendosura nga shteti shqiptar.

Halilaj: Kriteret janë pak më rigoroze, por ndërkohë dhe për fondet Ipardit kemi besimin që duke punuar nga afër me të gjitha grupet e interesit, me të gjithë fermerët, me të gjithë subjektet që kanë shprehur interes për aplikime, besojmë që do të kemi një përthithshmëri të lartë. 

Mbështetje financiare do të ketë për disa kategori midis të cilave fermat si dhe sektorët e përpunimit të mishit, fruta-perimeve, verës si dhe siguria ushqimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here