2 prilli 1991, drejtesia e munguar! Familjaret e 4 deshmoreve kerkojne te verteten e asaj dite

0
926

 

 

Shkodra e përkujtoi edhe këtë 2 prill, ngjarjen makabre të 27 viteve më parë, kur në qendër të këtij qyteti u vranë 4 bijtë e saj, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Politika edhe këtë herë foli dhe mori rolin e protagonistes kryesore, duke mos kursyer për asnjë çast sulmet e orientuara, por në asnjë rresht nuk pati një mea culpa, për atë që familjarët edhe sot vijojnë ta kërkojnë, “drejtësinë” dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Masakra e fundit e regjimit komunist në 2 prillin e 1991-it sipas familjarëve ka vetëm një protagonist, Gramoz Ruçin, njeiun që sot drejton kuvendin e Shqipërisë, e që në atë periudhë ishte ministër i qeverisë Alija.

2 Prilli sot dhe neser përveçse një ngjarje për tu përkujtuar dhe mos u harruar, kërkon edhe të vertetën, që drejtësia të flasë e të mbyllë përfundimisht një kapitull që rri i hapur prej 27 vitesh, duke u përdorur vetëm nga zhargoni politik. Familjarët e 4 martirëve te demokracisë duan sot zbardhjen e asaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here