Basha paralajmeron Ramen nga Shkodra, gjate perkujtimit te 2 prillit, “Kukesi pikenisja e protestave”

0
777

 

Nga Shkodra ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 2 Prillit, vrasjes së 4 dëshmoreve të demokracisë, Lulzim Basha lëshoj paralajmërime të prera për qeverinë. Revoltën e Kukësit e quajti pikënisjen e një pranvere protestash që nuk do të ndalen përballë Edi Ramës dhe klikës së tij, që kryedemokrati e quajti të kapur nga oligarkët e krimit.

Reagimi është e vetmja formë për të luftuar të keqen dhe nga sheshi ku mbeten të vrarë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, kreu i partisë demokratike bëri një zotim, që lidhet me modelin e qeverisjes që do të ketë neser forca e tij politike.

Më tej ai nuk hezitoj të akuzoj qeverinë Rama për sjelljen diskriminuese ndaj Shkodres dhe veriut, duke krijuar sipas Bashës ndasi të qëllimta krahinore. Ndërsa kryebashkiakja Voltana Ademi tha në fjalën e saj se Europa ja ka vënë vizën kësaj qeverie të korruptuar dhe marrë peng.

Homazhet u mbyllën më një vizitë në bashkinë Shkoder, ku Basha nderoj familjarët e 4 dëshmoreve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here