“Kandelat e ringjalljes” u pagëzua koncerti i organizuar nga Kisha Françeskane në bashkëpunim me orkestrën “Virtuozët e rinj”, kushtuar festës së Pashkëve. Nën drejtimin e maestro Zhani Ciko, erdhen të interpretuara këngë kishtare dhe jo vetëm.
Guardiani i Kuvendit Françeskan, at Aleksander Tanushi tha se ky organizim në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë, erdhi si një kartolinë urimi për këtë festë, ndaj besimtarëve të kësaj famullie.
Në këtë koncert ishin të pranishem: Monsinjor Angelo Massafra, arqipeshkv i Shkoder-Pult, at Aurel Gjerkaj, provincial i Provinces Françeskane, Ambasadori Austrisë Johann Sattler, drejtues vendore etj.