Kreu i PD, Basha: Rama rezervon urrejtje ndaj Shkodrës, e diskriminon kur ndan fondet e shtetit…

0
1687

Gjatë fjalës së tij në Shkodër, kur mori pjesë në përkujtimin e 27 vjetorit nga masakra e 2 prillit 1991 ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë, Basha hodhi akuza në drejtim të qeverisë. Duke iu referuar protestës në Morinë kundër taksës në ‘Rrugën e Kombit’, Basha tha se Kukësi i dha përgjigjen e duhur Ramës i cili sipas tij injoroi popullin. Basha u shpreh se Rama mbjell urrejtje ndaj Shkodrës dhe Kukësit.

 

 

“Taksa në rrugën e Kombit dhe taksa e pronës, përjashtimi i ndihmës ekonomike janë aktet e fundit të një mashtruesi. 5 ditë më parë sfidoi popullin me fjalorin e ndyrë, por populloi i Kukësit i dha përgjigjen e duhur. Ajo që nisi nga Kukësi nuk do përfundojë. Sot është e qartë për të gjithë se shqiptarët qe largohen se banda e Ramës mbjell varfëri, pasiguri dhe kriminalitet. Rama rezervon urrejtje ndaj Shkodrës dhe Kukësit. Rama diskriminon Shkodrën kur ndan fondet e shtetit. Kukësi e ndali të keqen dhe le të jetë ky fillimi mbarë i pranverës që po vjen”- tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here