Kryemadhi: Do të kërkojmë përjashtimin e Ramës nga Parlamenti

0
728

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa dënon gjuhën e përdorur nga kryeministri ndaj kosovarëve, thotë se do të kërkojë nga Kuvendi përjashtimin e tij.

Kryemadhi: Çdo përpjekje e kryeministrit për të kërcënuar protestuesit me vasalët dhe veglat e tij shkon çdo ditë në kurriz të varfërimit të shqiptarëve.

Fjala e tij përpara shqiptarëve ishte një fyerje jo vetëm për banorët e Kukësit por është edhe një shprehje e qartë e antikombëtarizmit që i trajton kosovarët si klientë të oligarkëve të tij.

Ne sot jo vetëm distancohemi, por edhe dënojmë fjalimin e tij.

Në zbatimin e rregullores së Kuvendit, ne do të kërkojmë përjashtimin e tij nga Parlamenti.

Ftoj prokurorinë të zbatojë me korrektësi ligjin dhe të hetojë me paanësi dhe të mos marrë në mbrojtje provokatorët e dhunës së dërguar nga Edi Rama dje në Kukës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here