Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Kuksiani i revoltuar: Rama të kërkojë taksa kur të më bëjë rrogën...

Kuksiani i revoltuar: Rama të kërkojë taksa kur të më bëjë rrogën 1 milion lekë

0
905

Banorët e Kukësit, qarku më i varfër në Shqipëri, kundërshtinë ndaj taksës së Rrugës së Kombit mbi të gjitha e lidhin me pamundësinë e tyre për të paguar.

I tillë është edhe ky qytetar të cilit i kanë i kanë arrestuar të vëllain për protestën e shtunës.

Para Drejtorisë së Policisë Tiranë ku dhjetra banorë të Kukësit të mbështetur dhe nga deputetë të Partisë Demokratike kërkuan lirimin e të arrestuarve,  qytetari i revoltuar thotë se ka shtëpinë 20 metra larg traut dhe për të çuar fëmijën për një gjilpërë në spitalin e Kukësit i duhet të paguajë 10 euro tarifën e qeverisë.

Ai thotë se qeveria po mbyt popullin që po vdes për bukë, ndërsa ka sfiduar deputetin demokrat Klevis Balliu që ndodhej pranë tij ti tregonte sesi mund të mbante ai familjen me 5 mijë lekë ndihmë sociale.

Qytetari: E kam shtëpinë 20 metra larg traut. Shkoj tek trau me dërgu fëmijën në spital me i bë një gjilpërë, ose është duke më vdek fëmija ai më thotë nxirr 5 euro të ngre traun. Po unë nuk do rri në Kukës, do të kthehem prapë në shtëpi, edhe 5 euro të tjera.Po jo more, pse bos jam unë? Unë nuk jam bos. 70% e popullsisë shqiptare po vdesin për bukë.

30% , oligarkët, hajdutët, krimninelët, janë të kapur me njerëzit e vet, fisin e vet dhe hanë dhe pinë më të mirat. Fëmijët e mi nuk njohin makaronat. Ata përtypen gjithë me çëmçakëz në gojë. Unë e blej 2 mijë lekë një kokërr në ditë se kam kancer në mushkëri. Këta thonë 5 euro me pagu me çu në Kukës fëmijën e sëmurë.

Një fëmijë më ka vdek mua. Nuk më duhen partitë, më duhet e drejta ime me mbrojt popullin shqiptar.Kur të më japësh rrogën 1 milion lekë në muaj atëherë më thuaj me pagu taksa. Jo shko tek kinezi dhe merr lloj-lloj helmesh në fabrikë, 5 mijë lekë të jep kinezi. Ti si deputet, ti jap 5 mijë lekë në darkë, çfarë do të bësh me familjen tënde ti? (I drejtohet Klevis Balliut)Si do të jetosh ti, çfarë do të blesh me 5 mijë lekë?

Ti ke shkollë të lartë, unë me Enver Hoxhën kam 8 vjet, me 50 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike që marr unë psh a të blej ilaçe, a të çoj fëmijët në spital që jam vetë i shtati, apo të paguaj taksën 5 euro? Janë pasuruar biznesmenë të mëdhenj në shpatulla tona.27 vjet ka punuar babai im nëntokë.Qeveria nuk duhet të sillet kështu me popullin shqiptar se po vdes për copën e bukës. Hajde shkojmë tek shtëpia ime të shohësh çfarë kam brenda, si jetoj unë, në çfarë kushtesh jetoj unë. Kushte nuk kam dhe hajde të arrestoj natën, më trishton dhe fëmijët. Çfarë shteti është? Më fut vëllain në burg kot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here