Pas rreth 3 jave punime te pjesshme për shkak te përmbytjeve, dita e hënë ka rikthyer ne pune me gjithë kapacitetin e plote kompanitë qe punojnë për ndërtimin e rrugës Shkoder – Velipoje. Tek Ura e Gjolulit punimet për ndërtimin e urës se re kane përfunduar, dhe tani mbetet lidhja e saj me dy segmentet e rrugës. Por ne ketë zone, deri ne afërsi te stacionit te pompave te ujit pijshëm, përmbytjet e kane thyer asfaltin e ri, ndaj do te kthehen edhe njëherë për te bere riparimet e duhura…..
Ne segmentin e Trushit dhe deri ne Berdice punimet janë përqendruar kryesisht ne trase. Duket se ne këtë pjese do te këtë serish ngritje te kuotës se lartësisë se rrugës. Kjo nisur nga përmbytjet e muajit mars ku uji doli mbi rruge, një fakt ky qe u denoncua edhe nga drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile, Shemsi Prençi, i cili pati kërkuar qe te hetonte edhe prokuroria për këtë problem.
Por edhe pse punimet duket se janë kthyer intensivisht, volumi punës qe duhet kryer është i konsiderueshëm, gjë qe nuk mundëson qe rruga Shkoder – Velipoje te jete e përfunduar ne fund te muajit maj, siç pati parashikuar kryeministri Edi Rama. I vetmi segment qe do te jete gati brenda dy muajve, për sezonin e pushimeve verore ne plazhin e Velipojës, është ai nga kthesa e Dajçit deri tek kthesa për ne Rrjolle, ndërsa pjesa nga Trushi dhe deri tek harku i Berdices duket se do te përfundojë brenda afati fillestar kur nisi zbatimin ky projekt, qe është fundi i muajit dhjetor te këtij viti.