Titujt e pronesise se tokave bujqesore, Gjeçi: Fermeret afat deri ne fund te vitit, me pas vetem me gjykate

0
948

 

 

Qeveria e ka bllokuar regjistrimin e pronave në bregdet, por nga ana tjetër apeli që ministria e Bujqësisë u bën fermerëve, është që të aplikojnë për titujt e pronësisë së tokave bujqësore. Nga të dhënat e regjistruara janë rreth 6 mijë fermerë që kanë aktin e përdorimit të tokës por që do të duhet ta regjistrojnë.

Fermerët kanë afat të kryejnë këtë proçedurë deri në fund të vitit. Pas këtij afati kush nuk e regjistron tokën bujqësore do të mund ta kryejë atë vetëm nëpërmjet dyerve të gjykatave.

Deri në qershor qeveria ka deklaruar se do të krijohet Agjencia e Pronave, në përbërje të së cilës do të jenë edhe hipotekat, për t’i dhënë zgjidhje numrit të madh të akteve ligjore që shoqërojnë procesin e lëshimit dhe regjistrimit të titujve të pronësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here