Tuesday, March 28, 2023
Home Politikë Voltana Ademi: Pasojat e keqqverisjes së vendit po i vuajnë të gjithë...

Voltana Ademi: Pasojat e keqqverisjes së vendit po i vuajnë të gjithë shqiptarët përditë

0
625

Shkodra përkujtoi 27 vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991, ku u vranë 4 Dëshmorët e Demokracisë Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Arben Broci, Besnik Ceka.

Kryetari i PD-së  Lulzim Basha  dhe kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi vendosën kurora me lule ne memorialin e 2 prillit.

Në fjalën e saj Ademi tha se “Heronjtë nuk vdesin kurrë” por sipas saj kjo qeveri ka vrarë ëndrrën e lirisë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Kësaj qeverie, këtij kryeministri dhe klikës në pushtet, tha Ademi, Europa ia ka vënë vizën.

Voltana Ademi: Në vitin 1991 e donin Shqipërinë si gjithë Europa. Por a mund të na pranojë Europa siç jemi ne sot me një Ministër të Brendshëm që sa ishte në detyrë ishte kreu i bandës më të madhe të kultivimit dhe trafikimit të drogës? 

A mund të na pranojë ne Europa me një kryetar parlamenti si Gramoz Ruçi i cili me 2 prill të vitit 1991 ishte Ministër i Brendshëm i Ramiz Alisë? A mund të na pranojë Europa me një Ministër të Brendshëm aktual i cili krenohet me foton e tij në krah të ish-dikatorit Enver Hoxha dhe vëllai i të cilit kërkohet për trafik droge? 

A mund të na pranojë Europa në gjirin e saj me një Kryeministër si Edi Rama i cili pasuron klikën e tij, Nushin e kompani me lekët e shqiptarëve dhe rrënon përditë shqiptarët e thjeshtë me taksa shumë herë më të larta se në BE, siç është edhe rasti i Rrugës së Kombit? Përgjigjen e di unë, ju dhe gjithë shqiptarët. Jo, Europa nuk e pranon këtë qeveri, nuk e pranon këtë kryeministër. 

Është e qartë se ua ka vënë vizën por fatkeqësisht pasojat e keqqverisjes së vendit po i vuajnë të gjithë shqiptarët përditë. Sot jemi mbledhur të përkujtojmë me respekt të thellë dhe nderim të lartë, katër dëshmorët që ranë me 2 prill 1991. Idealet e tyre janë të gjalla sepse jetojnë tek secili prej nesh. Këtë kryeministri, këtë Edi Rama dhe klika e tij në pushtet e dinë shumë mirë. Më shumë se kurrë, ata duhet ta dëgjojnë sot thirrjen tonë për kujtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here