Tuesday, October 23, 2018

Vrasje në Shkodër, në fshatin Hot i Ri, 27 vjeçari vret me thikë 28 vjeçarin…

5251
0

Një 28-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë nga një person.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në një lokal në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Viktima është Kolë Fermosi, ndërsa autori është identifikuar si Kristian Shkëmbi 27 vjeç,  i cili arrestuar është nga policia.

“Me datë 02.04.2018 rreth orës 00.30  në fshatin Hot, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta,  është goditur me mjete prerëse (thikë) shetasi K. F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin: Kristjan Shkambi, 27 vjeç,  banues në fshatin Hot i Ri. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje” informoi policia.

Ngjarja mësohet se ka ardhur pas një debati banal midis dy të rinjve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY