Abuzimi me pronat, avokati i kryebashkiakut të Lezhës: Frrokaj nuk ka patur dijeni, kërkojmë ndryshim të vendimit…

0
898

Gjykata e Apelit të Shkodrës do të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj. Ky i fundit ka apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë.

Avokati i Frrokaj: Kontestoj qendrimin e prokurorit sepse tha gjera te paverteta dhe perdori gjuhe joligjore.
Perdorimi i zhargonit mediatik nga prokurori e papershtatshme. Mos te harrojme se ai gjyqtar ne pak dite dha 2 masa te ndryshme. Çfare ka ndryshuar nga dita kur gjykata dha arrest shtepi e deri me sot, kete duhet te thoshte prokurori.

Vendimi i pabazuar dhe ne tejkalim te kufinjve kufizues, Frrokaj nuk ka patur dijeni sepse persona tjere perpilojne dokumentacionin. Vepra penale fallsifikimit kryhet me dashje dhe Frrokaj nuk ka patur asnje dijeni sepse kane qene me firma dhe vula te institucioneve tjera, eshte absurd pretendimi.

Fallsifikatoret te mbajne pergjegjesi, por Frrokaj nuk ka patur dijeni dhe askush edhe ne shkalle te pare nuk ka thene nje gje te tille. Edhe sikur bashkia te gabonte, ZRPP mund te frenonte dhe ndalonte veprimet e tjera sepse ja jep ligji kete te drejte.
Kerkojme ndryshim vendimi dhe te jepet mase tjeter per Frrokaj detyrim paraqitje ose garanci pasurore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here