Gjykata e Apelit Shkodër lë në ‘arrest shtëpie’ kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj por duke i hequr mbikqyrjen policore dhe masën ndaluese për të komunikuar me persona të tjerë gjatë arrestit.
Me vendimin e sotëm, ai mund të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut nga shtëpia. Menjëherë pasi u njoh me vendimin që e priti qetësisht, madje duke shfletuar kodin penal, ai u shpreh për ora neës se vendimi i sotëm është një hap para drejt lirisë, ndërsa e përjashtoj faktin se ky mund të jetë një sulm politik ndaj tij.
Avokati Neshat Fana pas mbarimit të seancës deklaroi se tani klienti i tij ka mundësi të ushtrojë funksionin e vet, edhe pse me vendimin ishte pjesërisht i kënaqur. Ai shtoj se procesit do t’i shkohet deri në fund me rekursin në Gjykaten e Larte.
Gjyqi ndaj zyrtarëve të bashkisë Lezhë dhe kreut të këshillit të qarkut Gjok Ndoka, zgjati 3 orë dhe një pjesë e të akuzuarve u paraqiten vetëm me avokat, si vetë Ndoka apo numri dy i bashkisë Enver Hafizi. Prokurori Brahim Ndragjoshi kërkoi arrest me burg për Frrokaj, Hafizin, Dilaver Nelin dhe Gjoke Ndokën. Por avokati Neshat Fana thotë se Fran Frrokaj u ndalua pa paraqitur asnjë provë, ndërsa në dosjen e Prokurorisë sipas tij nuk ka asnjë dokument që fajëson kryebashkiakun për tjetërsim pronash në Shëngjin apo shpërdorim detyre. I ashpër në qëndrimin e tij ishte edhe avokati i Ndokës, Genc Gjokutaj. “Regjistri i kadastres eshte i sekuestruar dhe nuk kemi si ta verifikojme”. Është nje nga proceset me skandaloz.Te lexosh prokurorine qe vjen kerkon ndaj te tille personave masen me ekstreme pa u thirrur asnjehere ne prokurori. Vendos mase pa e thirrur prokurori, as nuk i njeh. Nuk i ka thirrur sepse do kishte degjuar shpjegimet. Tani kerkon arrest burg qe te mos ikin, çfare eshte kjo? Ka patur dashakeqesi dhe rëndim pozitave ndaj ketyre personave. Ligji ka interes arrestimet apo zbardhjen e te vertetave? Çfare synon prokurori me kerkesen e tij kur njerezit i ka ne arrest shtepie e te ruajur me polici. Pse i do domosdoshmerisht ne burg prokurori. Nuk thote dot prokurori qe ne arrest shtepie do me ikin keto persona apo do prishin prova. Kjo ceshtje ka nje numer jologjik njerezish. Ka marre fund koha e pergjegjesisë kolektive”
Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare. Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.