Sunday, March 26, 2023
Home Politikë Basha brenda takimit: S’marrim leje për mitingje. Le të më arrestojnë mua

Basha brenda takimit: S’marrim leje për mitingje. Le të më arrestojnë mua

0
668

Partia Demokratike publikoi një video gjatë mbledhjes së grupeve parlamentare të opozitës pasditen e sotme.

Pasi u ra dakord që opozita të nisë mosbindjen civile dhe protestat në mbështetje të qytetarëve kundër taksave, Basha tha se nuk do merret leje nga policia.

Ai ka thënë se organizimi do të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe komunikimeve me telefonë.

Për Bashën kjo është përgjigje për një polici që nuk sillet si e ligjit.

 Lulzim Basha: “Policia nuk arreston Saimir Tahirin, Agron Xhafën, Balilajt e Habilajt dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do t’i trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë.

 Do të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi. Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhet për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutën e ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here