Berisha shperthen ndaj Rames se eshte i pashprese e kerkon te veshe xhaketen e tij…

0
703

Ish kryeministri Sali Berisha shprehet se kryeministri Rama është i pashpresë e se kërkon të veshë xhaketën e tij.

Kjo duke iu referuar faktit që sipas tij Rama shpërndan lajmin e rremë se Berisha donte të vinte taksën në Rrugën e Kombit 8.6 euro. Berisha shton se gënjeshtrat bajate e akuzojnë më tepër Ramën.

“Me këtë rast i them Ramës se je i pashpresë. Prano urgjentisht kerkesat e opozitës. Hiq me urgjence ‘taksën plaçke’ të Rrugës se Kombit, anullo menjeherë TVSH për biznesin e vogël, shtesën e tarifës së ujit, taksës së pronës, rikthe mbrojtjen ekonomike dhe ndihmën sociale për të mjerët që u preve kafshatën, përndryshe kjo pranverë do të jetë fundi yt i merituar. Revolta qytetare kundër taksave të larta do të permbysë narkoshtetin tënd”, shkruan ndër të tjera Berisha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here