Kreu i FRPD:”Dua ti kujtoj Edi Ramës ligjin e pashkruar të gjithë diktatorët kanë po të njëjtin FUND”!

0
643

“Ky shtet po kthehet në armikun kryesor të qytetarëve të tij dhe dua ti kujtoj Edi Ramës ligjin e pashkruar që të gjithë diktatorët kanë po të njëjtin FUND!” Kështu është shprehur kreu i Forumit Rinor Demokratik Belind Këllici në mesazhin e tij për kryeministrin Rama lidhur me 23 protestuesit e ndaluar të Rrugës së Kombit, për të cilët vendimi do të jepet nesër në Gjykatën e Kukësit.

“Edi Rama e ka kthyer shtetin në një makineri që shtyp qytetarët e tij dhe mbron trafikantët e drogës dhe hajdutët me kollare që përmes Partneritetit Publik-Privat e kthyen buxhetin e shtetit në pasuri personale. Kuksianët që protestojnë për varfërinë janë në burg, ndërkohë që Samir Tahiri i përfshirë në trafik drogë dhe mburoja kryesore e bosëve të hashashit, bredh i lirë me bekimin e Edi Ramës”, tha Këlliçi.

DEKLARATA E PLOTË e kreut të FRPD Belind Kellici:

Edi Rama prangos qytetarët që protestojnë kundër varfërisë, mbron trafikantët e drogës dhe hajdutët me kollare!

23 qytetarë të ndershëm kuksianë vijojnë të mbeten padrejtësisht në qelitë e burgut sepse protestuan kundër shtetit, që kërkoi të fusë duart në xhepat e tyre të varfër, ndërkohë 20 të tjerë janë shpallur në kërkim për të njëjtën arsye.
Organet e rendit në mënyrë arbitrare i trajtuan qytetarët e varfër të Kukësit sikur të ishin terroristë, teksa arrestimi i tyre të kujton aksionet e ndalimit të armiqve të regjimit gjatë diktaturës 50 vjeçare.

Për ironi të fatit këto arrestime barbare ndodhin në qytetin e Kukësit, i nominuar për çmimin “Nobel” për paqe, pasi qyteti i vogël verilindor, por me zemër të madhe strehoi 600 mijë vëllezër e motra kosovarë në kohën e luftës. Taksa e rrugës së kombit penalizon të gjithë shqiptarët në Kosovë e Shqipëri, ndaj protesta e këtyre banorëve kundër kësaj takse është krejt legjitime, e këto tubime do të vijojnë deri sa Rama dhe shpura e tij të arsyetojë.

Edi Rama e ka kthyer shtetin në një makineri që shtyp qytetarët e tij dhe mbron trafikantët e drogës dhe hajdutët me kollare që përmes Partneritetit Publik-Privat e kthyen buxhetin e shtetit në pasuri personale. Kuksianët që protestojnë për varfërinë janë në burg, ndërkohë që Samir Tahiri i përfshirë në trafik drogë dhe mburoja kryesore e bosëve të hashashit, bredh i lirë me bekimin e Edi Ramës.

Sot Shqipëria është kthyer në parajsën e krimineleve, të cilët paratë e fituara nga bota e krimit i pastrojnë lehtësisht falë projekteve të qeverisë shqiptare dhe kullave të Erion Velisë në Tiranë.

Në harkun kohor 2005-2013 qeveria shqiptare e kryesuar mga PD goditi bandat më të rrezikshme në vend, të cilat ishin kthyer në makthin e qytetarëve të thjeshtë. Ndërkohë sot që flasim shumë prej këtyre kryebanditëve janë të lirë dhe pjesa tjetër është pranë lirisë.

Kjo nuk mund të ndodhte pa “lejen” e qeverisë, pasi ishin krerët e këtyre bandave që përmes ushtarëve të tyre ndihmuan të majtët të blejnë votat e shqiptarëve të varfër. Sot të gjithë shqiptarët janë me qytetarët e Kukësit, kundër kësaj qeverie që po nëpërkëmb çdo ditë e më shumë dinjitetin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here