Tuesday, September 25, 2018

Kryebashkiaku i Lezhës dhe zyrtarët e tjerë në Gjykatën e Shkodres, Prokuroria kërkon “arrest me burg”

330
0

Gjykata e Apelit në Shkodër po zhvillon seancën gjyqësore ndaj zyrtarëve vendorë të Lezhës, me në krye kryebashkiakun Frroku.

Prokuroria e Lezhës ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës, e cila vendosi lirimin e shumicës prej tyre dhe hetimin e tyre në arrest shtëpiak.

Prokuroria thotë se ka prova të mjaftueshme dhe për këtë kishte kërkuar masë tjetër sigurie ‘Arrest me burg’.

Në burg mbetën vetëm juristi i bashkise, Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë u arrestuan më 16 mars 2018 pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

LEAVE A REPLY