Friday, April 19, 2024
Home Kronika Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj apelon masën “arrest me burg” kërkon lirinë...

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj apelon masën “arrest me burg” kërkon lirinë në Gjykatën e Shkodrës…

0
1095

Gjykata e Apelit të Shkodrës do të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj. Ky i fundit ka apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në date 19 mars. Frrokaj kërkon që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë.

Gjyqi nga Frrokaj ka nisur rreth orës 10:50, ndërsa  në seance mungon nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi. Ai ka paraqitur prokurore perfaqesimi me avokat. Në seancë mungon edhe kryetari i qarkut Gjoke Ndoka, i cili perfaqesohet nga 2 avokatet.

Relatore  e çështjes është gjyqtarja Valbona Vata dhe prokuror Brahim Ndragjoshi.

Avokati Adrian Leka thotë se Fran Frrokaj u ndalua pa paraqitur asnjë provë, ndërsa në dosjen e Prokurorisë sipas tij nuk ka asnjë dokument që fajëson kryebashkiakun për tjetërsim pronash në Shëngjin apo shpërdorim detyre.

Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here