Monday, March 27, 2023
Home Politikë Kryeministri Rama, opozitës: Përdorin zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë…

Kryeministri Rama, opozitës: Përdorin zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë…

0
607

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës një ditë pasi kjo e fundit shpalli aksionin e mosbindjes civile.

Në një postim në fb, Rama akuzon demokratët se kur ata ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 euro dhe dështuan.

Ndërkohë tani, thotë Rama,  i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë.

“Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë”përfundon kryeministri.

Opozita e bashkuar ka vendosur në mënyrë unanime mosbindjen civile si formë protestë kundër qeverisë.

Pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi njoftuan se organizimi i aksionit opozitar do të fillojë nga mbrëmja e së hënës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here