Oboti, 30 dite i izoluar nga uji ! Ceni:  Blegtoria rrezikon nga mungesa e bazes ushqimore 

0
681

Qe nga data 5 mars, rruga e Obotit qe i perket njesise administrative Ana e Malit, eshte e bllokuar nga uji, ndaj edhe diten e marte me 3 prill ajo qarkullohej vetem nga automjetet e ushtrise te vena ne dispozion te banoreve. Administratori i Ana e Malit, Arben Ceni, thote se fatmirësisht nuk ka ma shtepi te përmbytura, por nga prezenca e ujit disa familje e kane thuajse te pamundur te komikojne me njera tjetren:

Sa i perket nevoja  te familjeve me ushqime, Ceni thote se eshte e nevojshme qe keto dite te furnizohen me buke ose mielle pasi kane nje muaj te izoluara, ndersa produktet e tjera ne kushtet e emergjence nuk kane munguar. Gjithashtu si shqetesim kryesor ai thekson, mungesen e bazes ushqimore per blegtorine:

Administratori i Ana e Malit, Arben Ceni, ben thirrje qe shtabi i emergjencave civile prane prefektures Shkoder te ngreje sa me pare grupet per vlerësimin e demeve te shkaktuara nga permbytja, pasi ato jane te konsiderueshme dhe nuk mund te zvarritet demshperblimi:

Edhe Bashkia Shkoder vazhdon ta prezantoje problematike gjendjen ne Ana e Malit, ku kërkon per kete zone 400 pako ushqimore dhe 1000 bidone 5 liter me uje te pijshem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here