Friday, April 19, 2024
Home Kronika Protestuesit e Rrugës së Kombit sot para gjykatës për masën e sigurisë

Protestuesit e Rrugës së Kombit sot para gjykatës për masën e sigurisë

0
781

24 protestuesit e arrestuar një ditë më parë pas akteve të dhunës në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, do të dalin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria e Kukësit ka dërguar mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për 24 të arrestuarit, ku ka kërkuar vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për ta. Gjykata e Kukesit do te vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.

Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për akuzat e shkatërrimit të pronës, shkatërrimit të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

Grupi i hetimit, dy prokurore dhe tre oficere te policisë gjyqësore të Kukësit që po merren me zbardhjen e ngjarjes moren ne pyetje dje  protestuesit qe ndodhen ne ambjentet e paraburgimit ne Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe komisariate.

Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme përballe Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit aktivistë të shoqërisë civile kanë tubuar deri në orët e vona të mbremjes.

Për këtë tubim të paligjshëm policia ka nisur procedimin penal për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here