Sot 9 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior.
Më 4 Prill 2009 në 60 vjetorin e themelimit të NATO-s u firmos traktati që e bëri Shqipërinë vend me të drejta të plota në këtë aleancë, pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës në Departamentin Amerikan të Shtetit, me 1 Prill se bashku me Kroacinë.
Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit, ndërsa u ul si vend anëtar me të drejta të plota në takimin e përfaqësuesve të lartë të NATO-s në samitin e Strasburg-Këln.
Ndësra më 7 prill 2009, u ngrit flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s. Shqipëria u bë vendi i 27-të anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.