Albin Kurti i kërkon Ramës të heqë taksën e Rrugës së Kombit

0
594

Nën kujdesin e Partisë Evropiane Socialiste u zhvillua në Tiranë konferenca ballkanike e të majtëve të rajonit, ku nga Kosova ishin të pranishëm Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Fatmir Limaj i Nismës.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi gjatë fjalës së tij Brukselit që të mbajë fjalën e të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane ndan të njëjtin qëndrim”, deklaroi kryeministri.

Ndërsa Albin Kurti i kërkoi Tiranës që të heqë taksën e Rrugës së Kombit, gjë të cilën nënvizoi se ia kishte thënë edhe Edi Ramës.

“Taksa është e shtrenjtë, kosovarët nuk janë të pasur. Është më mirë mirëmbajtja nga taksat e shtetit”, deklaroi Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here