Arrestohet 22 vjeçari nga Laçi,levizte me droge ne makine

0
660

Një 22 vjeçar nga qyteti i Laçit është arrestuar ditën e sotme gjatë një aksioni policor, pasi në mjetin e tij tip “Land Rover” u sekuestruan 140 gr kokainë.

I riu laçjan i identifikuar si Jurgen Sokoli, u ndalua gjatë operacionit të koduar “Parkimi” në një pikë karburanti në aksin Laç-Kurbin .

Në cilësinë e provës u sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike, automjeti dhe një telefon celular.

Materialet e nevojshme i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin për hetime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here