Biznesi i vogël me TVSH, nis mbyllja e qepenave, barra e papërballueshme

0
690

Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga ky 1 prill ka nisur aplikimi i përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Paralajmërimi se kjo taksë do të sillte ndikime negative, është ndjerë në kryeqytet, aty ku shumë biznese kanë mbyllur aktivitetin.

Për bizneset, përfshirja në këtë skemë do të rezultojë fatale, pasi nuk kanë mundësi financiare për të përballuar pagesat që parashikohen, duke qenë fuqia blerëse ka pësuar rënje të theksuar.

Biznes: Nuk jemi dakord me këto taksa, pasi njerëzit kanë rroga të vogla. Ku ti paguajnë njerëzit, ku ti marrin njerëzit? Nuk ka punë, me çfarë ti paguajmë, do 2 milionë lekë shteti nga ne. Pa taksa nuk mbahet vendi, por taksat duhet të jenë brenda normave, të rrogave që marrin njerëzit.

Biznes: Ka rënë shumë puna, nëse kalojmë me TVSH ne do ta mbyllim biznesin. Është e papërballueshme kjo barrë fiskale, nuk ia dalim dot. Më mirë të na vënë një taksë vjetore, sesa TVSH. Me TVSH do i mbyllim bizneset.

BiznesNuk ka punë, duke qenë se nuk ka punë, TVSH na falimenton.

Në skemë janë përfshirë për herë të parë 11.500 biznese të vogla, pas ndryshimit të ligjit, ku nga 5 milionë lekë xhiro vjetore, që ishte më parë, tani edhe bizneset që realizojnë 2 milionë lekë xhiro qarkulluese janë përfshirë në skemë.

Kjo nismë është kundërshtuar nga Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm që paralajmëroi, jo vetëm falimentim të një pjesë të këtyre subjekteve, por edhe rritje të çmimeve nga ata që do të vazhdojnë të mbajnë hapur aktivitetin.

Sipas statistikave, në tre muajt e parë të këtij viti, kanë kaluar në status pasiv 3.652 biznese, ndërkohë ka një rritje të ndjeshme me 45% të subjekteve të mbyllura, numri i të cilave ka arritur në 2523.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here