‘Edi Rama s’bën dot diktatorin me ne’, momente tensioni mes protestuesve dhe policisë

0
1538

 

Plot tensione po shoqërohet situata para Gjykatës së Tiranës, ku dhjetra protestues nuk lejohen të afrohen godinës. Ndaj, shumë prej qytetarëve janë revoltuar. PD ka publikuar një video ku shihet se si qytetarët përplasen verbalisht me policët.
Protestuesit
Një qytetar, i cili duket se ka të afërm një prej të arrestuarve, qe ka qenë pjesë e protestës në Rrugën e Kombit, nuk kursen akuzat për qeverinë, ndërsa e cilëson atë si ajo e regjimit të egër komunist.

DEBATI
Polici: është e ndaluar të vini këtej
Qytetari: Po pse ça doni të bëni ju? Doni të bëni diktaturë? Po se lëmë ne të bëni diktaturë. Ta harroj Rama e Xhafaj që s’do kalojmë, se kemi njerëzit tanë aty. Po turp t’ju vijë për këtë shtetrrethim, se jeni vëllezërit tanë. Kështu e bëri Enver Hoxha, në ’49.
Polici: Të lutem zotëri
Banorë të zonës-policit: Kemi pallatin atje, ku të shkojmë? Eja na ço neve në shtëpi.
Protestuesi: Po kjo është diktaturë, o Edi Rama nuk mund të bësh diktaturë me ne

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here