Gjyqtarja Alma Ahmeti vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg për 11 nga 23 kuksianët e arrestuar.
Ajo doli nga salla e Gjykatës së Tiranës e shoqëruar me forca policie, siç shihet edhe në këto foto të siguruara
Gjyqtari është larguar nga ndërtesa me masa të forta sigurie. Më herët gjatë ditës, para gjykatës pati tension për shkak të protestuesve. Gjyqtarja ka lexuar me shpejtësi vendimin ashtu sikurse kishte kërkuar prokuroria.
Vendimi për masën e sigurisë u dha në Gjykatën e Tiranës me pretendimin se Gjykata e Kukësit nuk kishte kapacitete.