Kur sot pritet që të jepet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit si përgjegjës për dhunën në protestën e organizuar të shtunën në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës, vjen reagimi i deputeti i PD-së Ervin Salianji. Përmes një statusi në ‘Facebook’ demokrati e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama si serb.
“Rama si serbët! Pasi tenton ta ndajë kombin për 10 Euro, sillet edhe me keq se pushtues me arrestet e qytetarëve. Njësoj si
Serbia që i arrestonte ne Prishtinë dhe i mbante në burg në Beograd!”, shkruan deputeti.