Kryemadhi: Sot fjala e politikës mbaroi tani fjalën e ka populli

0
444

Pas vendimit të gjykatës që la në burg 11 prej të arrestuarve të protestes se Rruges se Kombit, reagon kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi:

Monika Kryemadhi:  Jetojmë në një shtet policor. 

Prokurorë dhe gjyqtarë janë tashmë nën thundrën e policisë. Vendimi i sotëm i gjykatës tregoi hapur se reforma në drejtësi tashmë instaloi përfundimisht kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar. Tashmë me këtë pushtet nuk ka më asnjë bashkëveprim civil. 

Ky vend është në duart e një kryeministri hajdut, të papërgjegjshëm dhe peng i bandave kriminale por më shumë dhe cdo ditë po bëhet peng i oligarkëve.

Askush nuk mund të vendoset mbi popullin dhe mbi vullnetin e tij. As bandat dhe as kriminelët që rrethojnë Edi Ramën. As ato që eksporton nga jashtë. 

Sot fjala e politikës mbaroi tani fjalën e ka populli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here